Sipas një anketimi, shumicës së femrave nuk iu duken joshës meshkujt duhanpirës.

Nga 1,000 beqarë të anketuar, 70% prej tyre kanë thënë se neveriten nga meshkujt që pinë duhan, ndërkaq 56% prej tyre gjithashtu kanë thënë se asnjëherë nuk do të lidheshin me një duhanpirës.

Këto shifra janë më ndryshe për meshkujt, ku 46% pohojnë se nuk do të lidheshin me një femër që pinë duhan, dhe 65% prej tyre kanë thënë se duhanpirja nuk është joshëse.

Anketimi, i cili është kryer nga kompania ‘Inogen’, ka shikuar preferencat e personave mes moshave 18 dhe 76 vjet sa i përket pirjes së cigareve dhe atyre elektronike.

Arsyet kryesore se përse të anketuarit kanë thënë që nuk do të lidheshin me një duhanpirës janë:

– Aroma që mbetet nga tymi i duhanit

– Brengat rreth shëndetit

Brengat tjera kanë përfshirë erën e keqe të gojës, dhëmbët e verdhë, etj.