Justin Bieber është një nga këngëtarët më të njohur dhe të dashur të kësaj gjenerate.
Suksesi i tij komercial ka filluar që kur ai ishte mjaft i ri dhe për këtë arsye këngëtari kaloi edhe një fazë depresive vitet e fundit.
Këtë gjendje mendore ai e lidhte menjëherë me faktin se fama dhe suksesi i tepërt e kishin shaktërruar atë, duke kërkuar ndihëm nga fansat që të luteshin për shërimin e tij.
Prej dy vitesh e gjysmë Justin nuk po sjell një album në treg dhe e fundit këngë e tij është ajo me Ed Sheeran.
Së fundmi, ai ka publikuar një foto në llogarinë e tij të Instagramit ku shihet vetë këngëtari me “dhëmbët e rinj”, ku shihet mjaft mirë se ka blerë një set diamantesh që vendosen tek dhëmbët ku ja kemi parë shpesh artistave të tjerë të njohur siç janë: Chris Broën, Tyga etj.
Kjo gjë jo vetëm që nuk ju ka shpëtuar fansave të tij por edhe mediave të ndryshme siç është TMZ.
TMZ ka bërë kërkime për të gjetur vlerën e pajisjes estetike që ka blerë Justin dhe e dini sa kanë kushtuar? Ato kanë kushtuar jo më pak se 50.000 dollarë, e cila është një shifër marramendëse për një palë dhëmbë.
Pajisja është ndërtuar që të mbulojë tërësisht 8 dhëmbë me flori dhe diamante të bardhë 7.65 karat.
Comments are closed for this post.