Babai me mjet të fortë ka lënduar djalin e tij pas një zënke, ku i njëjti e kishte kapur djalin e tij në shoqëri të një djali tjetër në Zhelinë të Tetovës.
Policia e Tetovës informon se ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas orës 20.00, ndërsa i lënduari është mbajtur për shërim të mëtejshëm në Shkup.
Babai me iniciale F.R (56) në një zënkë familjare me mjet të fortë i ka shkaktuar plagë djalit të tij me iniciale R.R (23). Sipas policisë , derisa R.R ka qenë nën shoqëri të personit me iniciale F.A (19) nga fshati Bogovinë në makinën e tij, i ka kapur babai i të lënduarit së bashku me kushëririn e tyre E.R (31) nga Zhelina, me çka kishte filluar zënka dhe kishte eskaluar në përleshje fizike. Babai në një moment gjatë zënkës e ka goditur djalin e dij dhe me mjet të fortë i ka shkaktuar plagë. 23 vjeçari më pas është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”-Shkup, kanë njoftuar nga MPB- Tetovë.
Në vend ngjarje kanë dalur Prokurori Publik dhe ekipe të hetuesisë të SP – Tetovë. Babai dhe kushëriri janë arrestuar dhe mbajtur në stacion policor, ndërsa pas zbardhjes të plotë të rastit, kundër tyre do të ngritën padi përkatëse.
Comments are closed for this post.