Ja fjalimi i plotë i Grubit: Nga viti 2002 e gjer ne zgjedhjet e fundit presidenciale kete vit, BDI i ka fituar te gjitha ciklet zgjedhore. Ne te gjitha keto cikle zgjedhore, kemi qendruar krenar dhe te pakerrysur para votuesve tane dhe para qytetareve duke realizuar premtimet. Rrjedhimisht, qytetaret na vleresuan me besimin e dhene ne te gjitha proceset zgjedhore.

Ne fituam edhe kur te gjithe u ngrene kunder BDIse ne vitin 2016. Qytetaret gjithemone kane vleresuar perpjekjet tona te sinqerta që t’i mbajmë premtimet. angazhimin tone politik e nisem me zotimin per liri. Premtuam ndryshim te kushtetutes, e realizuam. Premtuam perdorim ligjor te flamurit dhe simboleve, e realizuam. Premtuam universitet ne gjuhen shqipe, i beme dy shteteror.

Premtuam ndarje te re teritoriale, e beme dhe sot edhe Struga, Cairi, dhe Kercova menaxhohen edhe nga shqiptaret. Premtuam perfaqesim te drejte dhe adekuat, e realizuam. Premtuam status kandidat per anetaresim ne BE, e realizuam. Premtuam njohjen e pavaresise se Kosoves, demarkacionin e kufirit, kalimin e kufirit ne Shqiperine dhe Kosoven me leternjoftime, liberalizimin e vizave dhe te gjitha dhe shume te tjera i realizuam. E vijuam angazhimin tone me zotimin per barazi: Premtuam pozitat udheheqese, ja ku e keni Talat Xhaferrin prapa meje.

Premtuam avansimin e Sekretariatit ne Ministri , e realizuam dhe ja sot per here te pare po i japim jete kesaj faqe te re te historise. Premtuam President konsensual, e realizuam dhe ishim vendimtar e percaktues. Premtuam NATO dhe BE, ja ku jemi, duke e realizuar endren tone te perbashket. Premtuam andambel kombetar te valles dhe kenges, e realizuam, Premtuam ndarjen e cmimit shteteror 22 nentori, e realizuam.

Premtuam barazi gjuhesore miq, dhe sot ky parlament flet shqip, shqip flet edhe qeveria dhe presidenca, gjykata e prokuroria. Ne do ta mbeshtesin propozimin per ndryshme ne qeveri sepse nga sot e tutje do te vijojme perpjekjet tona me zotime per drejtesi: Ne kete qeveri, por edhe ne te ardhmen, do te angazhohemi per: Drejtesi joselektive Cilesi te jeteses Konsensualitet Pune per te gjithe Qeverisje te mire.

Nuk do te kete drejtesi ne kete vend kur Boban Ilici qellimisht vret Almirin 4 vjecar dhe denohet me 6 vjet burg, ndersa shetitet i lire, kurse Besiri dhe Skenderi me 38 vjet burg. Nuk ka drejtesi me procese si Sopoti, Monstra, Alfa dhe te tjera. Prandaj ju ftoj ta mbeshteshni Ligjin per Vetingun e kandidateve per poste politike, gjykatesve dhe prokuroreve. Gjithashtu, nuk mund te kete drejtesi me tentativa qe rregullator te skenes politike te behen hyzmeqaret, mjeranet e qyqanet, e aq me pak porositesit e yqymetit ose opozita oportuniste me veprime zvarranike. Opozite e mjere, destruktive, vandale. Opozite e cila ketu nga foltorja tha se per model e ka Nikolla Gruevskin dhe deshiron te sulmon kryetarin e pare shqiptar te Kuvendit, njejte si Nikolla.

Fjalet i ke si Demushi, ama punet si kerkushi. Ku ishe ne vitin 2001 me tregu trimerine. Si shpesh ke fol llafe te medha nga kjo foltore, por ke mbet vec ne llafe. Nje here pate rastin me tregu trimni, por ike dhe i le shoket mbrapa per te honger dajak duke ik. Dje iket, sot jeni vene ne sherbim te atij yqymeti qe na luftonte me dekada me rradhe edhe ne 2001. Ne te kaluaren e provoi Roma, e provoi Bizanti, e provoi edhe Stambolli dhe Beogradi, por deshtoi.

Gjithemone gjeten hyzmeqar, mjerana e qyqana, qe u vune ne sherbim te tyre. E kur deshtoi Roma e Bizanti, Stambolli e Beogradi, do te deshtojne edhe keta endacak te sotem qe i sherbejne sherbimeve me bab e babgjysh. Ashtu si nuk u rrezua asnje prijes i joni as nga yqymeti e as nga hyzmeqari sepse ka patur mbeshtetjen e popullit, ashtu edhe nuk do te mund te rrezohet BDI-ja, nuk mund te mposhtet Alija, merreni vesh njehere e pergjithmone, ne vecanti ju hyzmecaret e yqymetit. E ti që pretendon të bëhesh trim, bujrum sprejin, ec e shkruaj po munde.