Kuvendi diskuton për ministrat e rinj të kabinetit Qeveritar. Shumica dhe opozita u përplasen lidhur me propozimet e kryeministrit Zoran Zaev. Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela theksoi se Zaev nuk mund të flet për anëtarësim në BE derisa drejtësia është me standarde të dyfishta. Duke bërë një krahasim mes vendimit gjyqësor për rastin e Almir Aliut dhe atë të Nikolla Sazdovskit, Sela kritikoi edhe arrestimin e të rinjve të cilët kanë bërë mbishkrime në Tetovë dhe Gostivar.
Një vrasje e qëllimtë me automjet cilësohet në vrasje aksidentale dhe një vrasje aksidentale cilësohet si vrasje mizore. Nuk ka BE në këtë formë. Nëse edhe njëherë guxojnë që të marrin dikë pse ka bërë grafitë, ta pyesin dhe ta maltretojnë në polici unë do të marr një sprej dhe mbi kokën e kryetarit të Parlamentit do ta shkruaj “Poshtë BDI. Ikni fëlliqësira” dhe kështu të ju hakmerrem”. – theksoi Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët
Zaev u përgjigj se nuk mund të ndikoj në drejtësi, por se do të interesohet për arrestimet e fundit.
Dënim gjithsesi se duhet të ketë, por duhet bazuar në fakte dhe argumente. Ky Kuvend ka sjell vendime me konsensus për gjyqësorin. Zbatimi i praktikave gjyqësore qoftë nga gjykatat, gjykatësit apo prokurorët duhet të jep mesazhin e drejtësisë së barabartë për të gjithë”. – tha Zoran Zaev, Kryeministër
Opozita maqedonase i kujtoi kryeministrit Zaev ministrat të cilët është dashur t’i largojë. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, akuzuan kryeministrin për zbatimin e projekteve infrastrukturore në baza nacionale.
Pse nuk u ndryshua Koço Angjushev, për të cilin ka skandale të përditshme rreth firmave të tij. Pse nuk u ndryshua Radmilla Shekerinska në ministrinë e së cilës ka prokurime publike të dyshimta derisa ushtarët nuk kanë uniforma prej vitesh. Pse nuk u ndryshua ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili është rekorder për skandale”. – u shpreh Nikolla Micevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së
Keni standarde të dyfishta zotëri Zaev në të gjithë qeverisjen tuaj. Rruga për në Radovish ndërtohet me shpejtësi, por autostrada për në Ballcë për tre vite asnjë gurë nuk është lëvizur. E tani si një shoqëri për të gjithë kur për Strumicën ka autostradë, ndërsa për Bllacën jo. Kjo nuk është jetë për të gjithë”. – theksoi Ilija Dimovski, Deputet i VMRO-DPMNE-së
Kryeministri Zaev në ekspozenë e lexuar para deputetëve i prezantoi ministrat të cilët duhet votuar nga Kuvendi. Sipas tij, bëhet fjalë për persona të cilët kanë bagazh të gjerë politik. Për ministër të Sistemit Politik, Zaev ka propozuar Sadulla Durakun, për në Ekologji, Naser Nuredinin, në Kulturë, Hysni Ismailin, në Pushtet Lokal, Goran Milevskin dhe në Bujqësi, Trajan Dimkoskin.
Propozimi që Zaev të emërohet ministër i Financave është tërhequr nga rendi i ditës pas mendimit që Anti-korrupsioni dha një ditë më parë e që konstatoi se dyfishimi i posteve paraqet konflikt interesi. Në diskutimin për votimin e ministrave të rinj janë paraqitur 39 deputet, ndërsa kabineti i ri Qeveritar pritet të votohet deri në mesnatë./alsat/
Comments are closed for this post.