Zv. kryeministrja Radmilla Sheqerinska nga sot do të merrë pjesë në takimin dy ditorë të Këshillit Veriatlantik në selinë e NATO-s në Bruksel.

Takimi do të zhvillohet në nivelin ministror të mbrojtjes, ndërsa në një takim të tillë për herë të dytë Maqedonia merr pjesë me ministren e Mbrojtjes, që kur vendi mori “ulëse të barabartë” në mesin e anëtarëve si përfaqësuese aktive pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim.

Ministrja e Mbrojtjes do të realizoj edhe takime bilaterale me ministrat për Mbrojtje të Spanjës, Holandës, Italisë, Norvegjisë dhe Polonisë, ndërsa do të merr pjesë edhe në forumin e Brukselit të organizuar nga Fondi Marshall gjerman.