Prej sot dhe në ditët në vijim në orët e pasdites moti do të jetë jostabil, vende-vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri 20 gradë, ndërsa të ditës prej 25 deri 35 gradë. Në Shkup dhe rrethinë temperatura minimale di të arrijë deri 18 gradë, ndërsa e ditës deri 34 gradë Celsius.
Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të lig. Nesër dhe nga mesi i javës kohë pas kohe do të fryjë erë e përforcuar. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë të hënën.
Në periudhën e ardhshme temperaturat ditore do të shënojnë rënie, kështu që të hënën vetëm diku do të tejkalojnë 30 gradë. Nga fundi i javës punuese na pret mot më stabil dhe sërish i nxehtë.
Comments are closed for this post.