Modelja e njohur Arbenita Ismajli u bë shumë e famshme për publikun që pas lidhjes me reperin Fero. Ajo ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj dhe shpesh herë është krahasuar me supermodelen e famshme Kendall Jenner.
Së fundmi, nëpërmjet disa postimeve Arbenita ka zbuluar që jo vetëm ajo frymëzohet nga modelja e huaj, por edhe Kendall nga Arbenita. Modelja shqiptare ka publikuar një foto të vetën të bërë në maj ku shihet brenda një vaske, ndërsa në një postim tjetër ka publikuar një foto të Kendall të realizuar ditën e djeshme në po të njëjtin pozicion.
“11 orë më parë LoL”, ka shkruar Arbenita pranë fotos së Kendall duke treguar kështu që super modelja e ka kopjuar.
Comments are closed for this post.