Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot e ka pranuar ambasadoren e Turqisë, Tulin Erkal Kara.
Në takim, dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes RMV-së dhe Turqisë me çka kanë shprehur kënaqësi nga miqësia e fuqishme tradicionale dhe trendit pozitiv të vazhdueshëm si në marrëdhëniet politike ashtu edhe ekonomike midis dy vendeve.
Pendarovski, bën të ditur kabineti i tij, ka theksuar se nxitja e partneritetit strategjik me Turqinë është e rëndësisë esenciale për Maqedoninë e Veriut dhe ka shprehur pritshmëri për mbarëvajtje të mëtejmë dhe forcimin e bashkëpunimit në gjitha sferat me interes të ndërsjellë.
Ai ka potencuar se Maqedonia e Veriut lartë e vlerëson dhe respekton ndihmën e vazhdueshme nga Turqia në rrugën tonë euroatlantike.
“Anëtarësimi jonë në Aleancën veriatlantike pozitivisht do të ndikojë në bashkëpunimin e mëtejshëm rajonal dhe do të kontribuojë në paqen e përhershme dhe stabilitetin në Ballkan, përcaktime që bashkërisht i ndajnë Maqedonia e Veriut dhe Turqia”, ka thënë Pendarovski.
Ambasadorja turke, presidentit Pendarovski i ka përcjellë urimet nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan me rastin e marrjes së funksionit dhe i ka uruar sukses në punë, duke shtuar se Republika e Turqisë do të vazhdojë të jetë mbështetës i RMV-së.
Comments are closed for this post.