Më 17 korrik biznesmeni Sead Koçan duhet vullnetarisht të paraqitet në burgun e “Idrizovës”, ku duhet të vuajë dënimin me burg prej 4 viteve dhe tetë muajve, dënim që e mori në rastin “Trust”, informon Zhurnal.
Nga Gjykata Penale informojnë se i dënuari ka pranuar akt-udhëzimin për në burg.
“Me kërkesë të shumë mediave, informojmë opinionin se Gjykatësi për kryerje të sanksioneve pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, i autorizuar të veprojë për lëndën e Prokurorisë Speciale të titulluar si “Trust”, ka përgatitur dhe dorëzuar flet-udhëzim për njërin prej të akuzuarve i cili me aktvendim të plotfuqishëm është dënuar me dënim efektiv me burg. Sipas flet-udhëzimit, dhe sipas nenit 137 dhe 139 par.3 nga Ligji për kryerje të sanksioneve, i dënuari është i obliguar që më 17 korrik të paraqitet për mbajtjen e dënimit me burg”, thonë nga Gjykata Penale.
NDryshe Sead Koçan akuzohet për keqpërdorime gjatë furnizimeve publike dhe me dokumente falso ka fituar tenderë nga ELEM me vlerë prej 17,3 milion euro./Zhurnal.mk
Comments are closed for this post.