Të dielen, Jennifer Lopez zgjodhi llogarinë e saj në Instagram për t’i bërë një dedikim ish burrit dhe babait të binjakëve të saj, Marc Anthony dhe të fejuarit të tanishëm Alex Rodriguez.
Postimi i pare i saj ishte për babain e binjakëve, Max dhe Emme 11. (Marc Anthony)
‘Urime Dita e Babait për ju Flaco!! Emme dhe Max te duan shumë!’ shkroi Jennifer Lopez.
Në postimin tjetër Jennifer shfaqi dashurinë për të fejuarin e tanishëm Alex Rodriguez duke ja shprehur atij se sa i rëndësishëm është ai për të dhe familjen e saj, duke thënë që e ka zëvendësuar vendin e babait për fëmijët e saj.
Në mars, Alex i propozoi të dashurës së tij prej dy vitesh, me një unazë të prerë smeraldi, me vlerë 4.5 milionë dollarë.
Ky është propozimi i gjashtë për Jennifer Lopez, unaza e pestë dhe së shpejti martesa e katërt.
Comments are closed for this post.