Flaka Krelani kohëve të fundit është komentuar gjatë në media për paraqitjen e saj në klipin e fundit “Slay”, ku këngëtarja nga Gjakova u pa në skena tejet provokuese.
E ftuar në emisionin “Mirage” këngëtarja u shpreh se ajo di të këndojë andaj dhe i ka hije të zhvishet.
“Ideja për klipin ka qenë e imja, kam pasur dëshirë ta kem një klip të tillë, dhe nuk do jetë i vetmi. Me që di të këndojë më ka hije dhe të zhvishem. Mua po më vjen çudi që qysh ato që që nuk dinë me këndu nuk janë diskutuar që s’po dinë me këndu, e po zhveshen, e po çuditna se si po thonë për Flakën, e cila dinë me këndu dhe u zhvesh”, tha Flaka Krelani.
Ndonëse e akuzuar shpesh është akuzuar për operacione plastike, të cilat dhe duken qartë po të kthehemi pas në kohë, por Flaka një gjë të tillë nuk e ka pranuar.
“Nuk janë ato ndërhyrje qysh jeni tu i mendu, dhe qysh janë hiperbolizu. Nëse flisni për përmasa trupore brisk në trupin tim kurrë s’ka hy”, u shpreh Flaka Krelani.
Shikoni më poshtë fotot se si është dukur Flaka vite më parë:
Comments are closed for this post.