Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 97-të në lexim të tretë miratoi tre ligje që ishin kthyer në Parlament sepse ish-presidenti Gjorge Ivanov refuzoi të nënshkruajë dekretet për hyrjen e tyre në fuqi.
Në seancë janë miratuar Ligjet për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ligji për qasje të lirë deri tek informacionet me karakter publik dhe Ligjin për mbikëqyrje inspektuese.
Këto tre ligje janë një pjesë e ligjeve të cilat ishin miratuar në periudhën e kaluar, por nuk hynë në fuqi për shkak të mosnënshtrimit të dekreteve nga ana e ish-presidentit Ivanovit, i cili kishte deklaruar se nuk do të nënshkruante asnjë dokument ku përmendej emri i ri i shtetit, respektivisht, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Comments are closed for this post.