“Nuk ka nevojë ta marrësh në pyetje, për të kuptuar se çfarë vërtitet në kokën e dikujt. Sinjalet janë gjithmonë të njëjtë, mjafton të dish t’i rrokësh”.
Fjalë të Larae Quy, ishagjente e FBIsë, për 23 vite agjente e kundërspiunazhit të FBIsë, sot lektore për teknika dhe këshilla se mund të “lexohet” personi që kemi përballë, si të kontrollohen emocionet, dhe si të kesh sukses në punë dhe jetë, transmeton ekonomiaonline.
Ja 9 këshilla të saj për të kuptuar se kë kemi përballë, të nxjerra nga revista Inc.
1. Klasifikoni sjelljet që vini re tek të tjerët
Çdo person ka veçantitë e veta dhe adopton një sjellje të caktuar. Ka nga ata që pastrojnë fytin, që shikojnë në dysheme ndërsa janë duke folur, që kryqëzojnë krahët, që kruajnë kokën, që lëvizin qafën, që hapin sytë, etj. Në përgjithësi nuk i kushtojmë shumë vëmendje këtyre qëndrimeve, ose, në qoftë se e bëjmë, nuk e vërejmë në cilat raste shfaqen. Në origjinën e këtyre veprimeve mund të jenë arsye të ndryshme: mund të jenë manierizma, ose mund të jenë shenja të zemërimit, nervozizmin, gënjeshtrës. Kalimi “në sitë” i sjelljeve të të tjerëve, do ju ndihmojë që t’i njihni më mirë.
2. Vini re mospërputhjet
Kushtojini vëmendje çdo mospërputhjeje, midis modelit të sjelljes që shihni normalisht në një person dhe veprimeve të tij jashtë të zakonshmes. Për shembull: A keni vënë re se një nga furnizuesit tuaj më të mëdhenj ka një zakon të kruajë fytin në mënyrë të përsëritur, kur është nervoz? Ai e bën kur teksa përpiqet për të bërë ndryshime në marrëveshjen tuaj tregtare. Dhe në qoftë se prapa kësaj fshihen edhe gjëra të tjera? Nëse vëreni një qëndrim të tillë mund të këqyrni mirë situatën duke bërë më shumë pyetje, se sa do të kishit bërë në një situatë normale.
3. Kushtojini vëmendje tërësisë së gjesteve
Asnjë gjest apo fjalë të marra individualisht, nuk do të thonë asgjë, por kur shtrembërimet e sjelljes bëhen më shumë se sa një, mbani shënim. Për shembull, furnizuesi jo vetëm që vazhdon të pastrojë fytin, por edhe tund kokën dhe lëviz këmbët. Bëni kujdes.
4. Krahasoni veprimet
A e keni vënë re që dikush vepron në mënyrë pakëz ndryshe nga normalja? Zhvendosni fokusin tek pjesëtarët e tjerë të grupit, për të parë mënyrën si ndërvepron me ta. Ndryshon shprehje? A ndryshojnë qëndrimi dhe gjuha e trupit?
5. Shihuni në pasqyrë
Neuronet në pasqyrë janë monitorë të ngulitur në trurin tonë, që pasqyrojnë gjendjen e mendjes së të tjerëve, na lidhin me të tjerët në mënyrë që ne të mund të kuptojmë sjelljen e tyre. Një buzëqeshje,
për shembull, aktivizon muskujt e buzëqeshjes në fytyrat tona, ndërsa një vrenjtje na çon në vrenjtje të mëtejshme. Kur ne shohim dikë që na pëlqen, vetullat dhe muskujt e fytyrës relaksohen, koka anohet pak dhe gjaku na fryn buzët. Nëse kur e shihni partneri nuk ndërkëmben atë që ju ndieni, mund të jetë duke dërguar një mesazh të qartë: nuk i pëlqeni, ose nuk është i kënaqur me diçka që ju keni bërë.
6. Identifikoni kush ka “zërin e fuqishëm”
Njeriu me më shumë ndikim, nuk është gjithmonë kush ndodhet në krye të tavolinës. Kush është i sigurt në vetvete ka një ton zëri të spikatur. Në një sallë mbledhjesh përreth një tryeze është e mundur që personi më i sigurt të jetë edhe ai më me ndikim: qëndrim ekspansiv, zë i fortë, buzëqeshje e gjerë (kujdes, mos ngatërroni zërin e lartë me zërin fuqishëm). Nëse je duke i propozuar një ide, një grupi personash, së pari kushtoji vëmendje liderit të tyre, që mundet edhe të ketë një personalitet të dobët, e për këtë arsye të mos jetë personi i duhur tek i cili të drejtoheni. Edhe pse në dukje mund të mos duket kështu, ai ose ajo varen në një masë të madhe nga të tjerët në marrjen e vendimeve, dhe është lehtësisht i/e ndikuar nga gjykimi i tyre. Prandaj identifikoni tek grupi “zërin e fuqishëm” dhe mundësitë tuaja për sukses do të rriten dukshëm.
7. Vini re ecjen
Shpesh herë, personat që ecin duke u lëkundur, nuk kanë fluidet në lëvizje apo e mbajnë kokën ulur, nuk kanë besim tek vetja. Nëse vini re këto tipare tek një anëtar i ekipit tuaj, mund të bëni një përpjekje më shumë për ta lëvduar apo vlerësuar punën e tij/saj, me qëllim që ta ndihmoni të ketë më shumë besim tek vetja. Ose gjatë një mbledhjeje, mund t’i bëni pyetje që të nxjerrë jashtë idetë e veta. për muzën që dashuronte, teksa të dy i afroheshin vdekjes
8. Identifikoni fjalët e veprimet
Kur isha agjente e FBI, zbulova se fjalët janë mjeti më i mirë përmes të cilit të hysh në kokën e një tjetër personi. Fjalët pasqyrojnë mendimet, prandaj në një frazë është mirë të identifikosh më domethënëset.
Për shembull, nëse shefi thotë që “është vendosur të blihet marka X”, fjala përcjellëse është “vendosur”. Me shumë gjasë tregon që: shefi juaj 1) nuk është impulsiv, 2) ka vlerësuar opsione të ndryshme, 3) reflekton mbi gjërat. Fjalët që tregojnë veprime ofrojnë tregues për mënyrën se si mendon një person.
9. Krijoni disa të dhëna të personalitetit
Secili prej nesh ka një personalitet unik, por ka disa vija udhëzuese që mund të ndihmojnë për të lexuar atë që keni përballë.
Ky person a shfaq një sjellje prej njeriu të mbyllur apo të hapur?
Në ç’mënyrë e përballon rrezikun dhe sigurinë?
Cila gjë e ushqen egon e tij?
Si sillet kur është nën stres?
Po kur është i relaksuar?
Comments are closed for this post.