Nesër me fillim nga ora 8:00 deri në orën 20.00 në organizim të “AMT TIM” SHPKNJP nga Shkupi, do të mbahet manifestimi “Auto Plus Strit Shou” në pjesën e bulevardit “Ilinden” nga udhëkryqi me rrugën “Aminta 3” deri tek udhëkryqi me rrugën e kalueshme për hyrje në Qytetin e Shkupit.
Siç kumtoi MPB-ja, për këto arsye Sektori për siguri të komunikacionit rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit përgjatë rrugës së theksuar, ndërsa komunikacioni do të orientohet nëpër rrugët përreth.
Njëkohësisht MPB-ja apelon deri tek qytetarët t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë nëpër rrugë ku do të zhvillohet ngjarja.
Comments are closed for this post.