Sonte do të vendosen dy finalistët e këtij sezoni të Ligës së Evropës. Nëse Chelsea dhe Arsenali triumfojnë në këto dy gjysmëfinale, atëherë edhe kjo garë do të ketë finale angleze, si Liga e Kampionëve.
Çiftet gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës, Arsenal –Valencia dhe Eintracht Frankfurt – Chelsea, do të përballen sonte në ndeshjet kthyese. Nëse dy klubet angleze triumfojnë, finalet e dy garave të Evropës do të përbëhen për herë të parë në histori nga klubet e vetëm një vendi, transmeton Gazeta Express.
Valencia – Arsenal (rezultati i përgjithshëm 1:3)
Valencia do ta presë sonte në stadiumin Mestalla Arsenalin për ndeshjen kthyese në kuadër gjysmëfinaleve të Ligës së Evropës.
Arsenali e humbi mundësinë e kualifikimit në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve përmes Premierligës dhe për këtë arsye ata do të jenë edhe më të motivuar që ta fitojnë këtë përballje me spanjollët.
Fituesi i Ligës së Evropës kualifikohet në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve automatikisht dhe ky motivim, bashkë me rezultatin nga ndeshja e parë, bënë që Arsenali të jetë favorit kundër Valencias.
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, e ka fituar titullin e kësaj gare plot tri herë të tjera në karrierë, gjatë kohës sa ishte në Sevilla. Megjithatë, Valencia do të tentojë t’ia prishë këtë statistike mbresëlënëse Emeryt. Fitorja me rezultat 2:0 do t’u mjaftonte spanjollëve.
Chelsea v Eintracht Frankfurt (rezultati i përgjithshëm 1:1)
Përderisa Arsenali e ka Ligën e Evropës shpresë të fundit për t’u kualifikuar në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, Chelsea është në një pozitë më të mirë pasi që e ka siguruar një vend në top katërshe të Anglisë.
Për këtë arsye, ata do të jenë plotësisht të përqendruar në ndeshjen e cila zhvillohet sonte, sepse ndeshja e radhës në Premierligë nuk është shumë e rrezikshme për ta.
Megjithatë, Eintrachti nuk duhet të nënvlerësohet. Ata kanë qenë surpriza e kësaj gare këtë sezon, ngjashëm me Ajaxin në Ligën e Kampionëve, falë edhe paraqitjeve të Luka Jovicit.
Comments are closed for this post.