Dje me datë 02.05.2019 në Shkup, respektivisht në Komunën e Sarajit doli edhe një hafiz i ri i Kur’anit. Në prezencë të komisionit të hifzit i përbërë nga : Hfz. Shafi ef. Osmani ,Hfz. Sadudin ef. Sulejmani dhe Hfz. Sheval ef. Azizi, hafizi i ri Gazmend Tairi me notë shkëlqyeshëm përfundoi hifzin para komisionit, ndërsa si mualim ka pasur Hfz. Isa ef. Bekteshi.

Kjo ceremoni filloi me leximin e disa ajeteve Kur’anore nga hoxha Nimet ef. Aliu. Përpos miqëve dhe musafirëve në këtë ceremoni ishin prezent hoxhallare, hafizlerë dhe profesor.

Vlen te theksojmë prezencën e Muftiut të Muftinisë së Shkupit Mr. Qenan ef. Ismailin ku si nikoqir i ketij eventi i përshëndeti të pranishmit dhe në emër të Kryetarit të BFI – së kishte fjalë rasti dhe hafizit ia ndau çertifikatën, poashtu me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua Drejtori i Shoqatës së Ulemave pranë BFI – së Rexhep ef. Ziberi, Kryetari i Kuvendit të BFI – së Fadil ef. Ramadani si dhe mysafiri familjarë nga Kosova Ferat ef. Malsori. Ashtu siç u fillua me Kur’an kjo ceremoni edhe u përfundua me leximin e një ashere nga Bejtulla ef. Selmani ndërsa duanë në fund e bëri imami i xhamisë Husein Shah Orhan ef. Saliu.