Personat që dorë dominuese e kanë të majtën në vend të djathtës e përbëjnë vetëm 10% të popullsisë totale, por ka diçka të jashtëzakonshme rreth tyre.

<imgsrc=”” alt=”” width=”0″ height=”0″></imgsrc=””>

Madje, edhe disa prej njerëzve më të mahnitshëm kanë qenë ose janë mëngjarash, si Leonardo da Vinci, Bill Gates, Arisoteli, Marie Curie, etj.

Më poshtë i keni disa fakte interesante rreth këtyre njerëzve.

Një gjeni është më i prirë të jetë mëngjarash

Personat që shkruajnë me dorë të majtë janë më të prirë të bëhen gjeni. Nuk është ndonjë mrekulli fakti se edhe Albert Einstein ka qenë mëngjarash.

Përderisa mëngjarashët e përbëjnë vetëm 10% të popullsisë totale, vlen të ceket se 20% e të gjithë anëtarëve të MENSA – shoqërisë më të madhe dhe më të vjetër në botë të njerëzve me inteligjencën më të lartë – janë mëngjarash.

Mëngjarashët (majtakët) janë artistë më të mirë

Një hulumtim i publikuar në “American Journal of Psychology” ka sugjeruar se personat që shkruajnë me dorë të majtë kanë më shumë përparësi kur flitet për kreativitet. Sipas hulumtimeve të ndryshme, është zbuluar se personat e tillë janë më të tërhequr nga karrierat në fushat e artit, muzikës, sporteve dhe teknologjisë informative.

Kanë qenë të suksesshëm si presidentë të SHBA-së

3 nga 5 presidentët e fundit të Amerikës kanë qenë mëngjarashë. Presidenti Obama, Bill Clinton dhe George H.Ë. Bush kanë qenë të gjithë mëngjarashë, por edhe presidentët Gerald Ford, James Garfield dhe Harry Truman.

Një raport i fundit gjerman sugjeron se politikanët mëngjarashë madje janë edhe më të mirë në debate televizive.