Kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Reis Ulema h.Sulejman ef. Rexhepi në takimin e së martës me gazetërë, duke folur për ndodhit e fundit, tha se vendimi i Gjykatës Themelore Shkupi 2, për emërimin e Skender Buzakut për Reis, është skandalozë dhe i njëanshëm, dhe se ai dhe strukturat e BFI-së nuk do të lejojë të emërohet një marionetë e dirigjuar nga shteti në krye të BFI-së, raporton gazeta KOHA.
Ai theksoi se Rijaseti i bashkësisë Fetare Islmae (BFI) dhe struktura e saj është tepër e indinjuar, ka shqetësime të mëdha dhe nuk ka dëshiruar që asnjëherë kjo punë të ndodhë.
“Ky shtet është shtet policor dhe këtu funksionon vetëm pushteti ekzekutiv, nuk ka as pushtet legjislativ, as pushtet gjyqësor, as prokurori të pavarur asgjë të pavarur nuk ka. Struktura e pushteti sot, kanë pasur premtime të pamohueshme që do të bëjnë reforma të hatashme. Për se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe organet e shtetit janë kundër BFI-së?” ka theksuar Rexhepi, transmeton gazeta KOHA.
Duke folur për lidhëshmërin politike të rastit, Rexhepi ka adresuar kritika të ashpëra ndaj pushtetit aktual, duke i thënë se në asnjë mënyrë, strukturat e BFI-së nuk do të bëhen pjesë e fushatës elektorale presidenciale të kandidatit të shumicës, por jo vetëm edhe të tjerëve. Ai ka kërkuar edhe përgjegjësi nga pushteti aktual për pronat e padecentralizuara të BFI-së.
(KOHA)
Comments are closed for this post.