Të ardhura prej rreth 31 milionë denarë, ose 510 mijë euro janë lëshuar në llogari të Stevo Pendarovskit, kandidati i partive në pushtet në garë për president të shtetit.
Donator më i madh, është Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, e cila ka donuar 10 milionë denarë, para këto të marra nga pagesa e anëtarësisë në këtë parti. Të dhënat e publikuara nga Komisioni për Antikorrupsion, ndërsa janë për periudhën 26 mars 10 prill.
Në listën e donatorëve tek Pendarovski paraqitet vetëm një person, Pavle Dukovski, i cili ka donuar 150.000 denarë.