Gjatë kontrollit të shtëpisë së 44 vjeçarit në Çegran të Gostivarit, policia ka zbuluar tre qese me marihuanë.
Sipas SPB Tetovë, dje me urdhër gjykate, zyrtarët policorë të stacionit policor Gostivar kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të personit H.M (44) nga Çegrani.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar tre qese me rreth tre kilogramë marihuanë, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngirtet padi penale”, njoftojnë nga SPB Tetovë.
H.M është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacion policor në Gostivar deri sa të bëhet zbardhja e plotë e rastit.
Comments are closed for this post.