Kandidatët presidencial sot me takime me qytetarët dhe me tubime e vazhdojnë fushatën zgjedhore.

Në ditën e dytë të fushatës, kandidati i LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski do të jetë në Shkup dhe do t’i vizitojë Sopishten dhe Studeniçanin, ndërsa për pasdite janë caktuar tubime në Qendër dhe Aerodrom.

VMRO-DPMNE dhe koalicioni sot do ta prezantojnë kandidaten e tyre Gordana Siljanovska-Davkova para qytetarëve të Debarcës, Strugës dhe Resnjës.

Kandidati presidencial i Aleancës për Shqiptarët dhe Besës, Blerim Reka, sipas paralajmërimeve, për sot nuk ka caktuar aktivitete.

Fushata zyrtarisht ka filluar dje, ndërsa do të zgjas deri më 19 prill pas të cilës vijon heshtja zgjedhore 24 orëshe para ditës së votimit.

Tre kandidatët për president të shtetit premtuan fushatë të qetë dhe korrekte me vizitë e pothuajse  të gjitha vendbanimeve. Fushatën e filluan – Pendarovski në Prilep, Siljanovska në Ohër dhe Reka në Shkup.

Sipas paralajmërimeve, LSDM-ja të mërkurën në Shkup në arenën “Boris Trajkovski” do të mbajë konventë, ndërsa VMRO-DPMNE e ka caktuar tubimin qendror në Shkup të shtunën më 13 prill.