RITA Ora është duke e debatuar me të tjerët se a është më mirë që të mos jetë më në rrjetet sociale për shkak të abuzimeve që i bëhen asaj online
Këngëtarja e hitit “Let You Love Me” ka pranuar se kudo që ajo hynë online ndihet që abuzohet nga komentues të ndryshëm.
“Thënë thjesht jam quajtur çdo gjë që është e mundshme në tokë”, ka thënë Rita shumë seriozisht për këtë gjë.
“Ndjej se kjo ndodh çdo ditë onlinë. Drejt meje, drejt shumë njerëzve”, transmeton GazetaExpress.
“Varët sa shumë do të ndikoj kjo në mua”, ka thënë ajo kur është pyetur për rishikimin e pozitës së saj në rrjetet sociale.
“Nëse kjo është ajo çfarë ata donë, tërë varet nga një vendim i imi personal”.
“Ndoshta do ta bëj gjatë pushimeve pasi që kështu do të relaksohem më shumë”.
Rita për momentin është në gjysmën e rrugës për turneun e saj të dytë “Phoenix”, që vije si mbështetje për albumin e saj me të njëjtin emër.
Udhëtimi në një turne global është i pari për Ritën, pavarësisht që ajo kishte dominuar top listat botërore për disa javë.
“Ne ishim në Azi dhe vizitova tregje që nuk i kisha parë kurrë, qytete të mëdha si Tokio që nuk isha asnjëherë e që ishte një qytet i ‘çmendur’”.
“Nuk mund ta shpjegoj. Parasëgjithash ata janë të qetë kur ju këndoni dhe mandej ju respektojnë pasi ta përfundoni. Ishte një gjë interesante për ta parë”. /GazetaExpress/
Comments are closed for this post.