Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri, në një emision në TV24 tha se institucionet shtetërore do të gjejnë mënyrë për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, pasi sipas tij, kjo është në të mirë të qytetarëve.
Ai tha se Ligji për Prokurorinë Publike është kyç për një shtet juridik, por edhe hap serioz drejt integrimeve dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian,
“Ligji për Prokurorinë Publike dhe punën e PSP-së është hap kyç drejt përparimit të shtetit juridik dhe kyç drejt integrimeve në BE. Ky ligj është interes i lartë shtetëror dhe duhet të jetë mbi gjithë ne. Këtu nuk bëhet fjalë për të ardhmen e partive politike, por për të ardhmen e shtetit. Për këtë arsye duhet të jemi të përgjegjshëm dhe racional, të shohim përpara, e jo të kthehemi prapa”, tha Zekiri.
Ndërsa sa i përket zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 21 prill, ai tha se është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të ketë zgjedhje të pastra dhe të besueshme.
Comments are closed for this post.