Amendamentet për ligjin për prokurorinë publike të VMRO-DPMNE-së mbrëmë pas përfundimit të TV duelit midis kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski, arritën deri tek Ministria e Drejtësisë.

“Mbrëmë pas përfundimit të TV duelit kanë arritur amendamentet deri tek ministrja Dekoska”, konfirmuan sot në mëngjes për MIA-n nga Ministria e Drejtësisë.

Mickoski mbrëmë në TV duelin tha se VMRO-DPMNE-ja deri tek Ministria e Drejtësisë dhe deri tek bashkësia ndërkombëtare ka dorëzuar 65 amendamente, pasi Ministria paraprakisht i ka pranuar parimet që i kërkon VMRO-DPMNE-ja – drejtësi për të secilin dhe të gjithë, rregulla ndërkombëtare dhe rregulla të inkorporuara me tërë rëndësinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut në pajtim me parimet e Gjykatës në Strasburg, KE-së dhe Komisionit të Venecias.

Nga Ministria e Drejtësisë dje informuan se deri në fund të orarit të punës nuk  kanë marrë amendamente nga VMRO-DPMNE për Propozim ligjin për Prokurorinë Publike, të cilat lideri i partisë tha se janë dorëzuar disa orë para tv duelit me Zaevin.

Deri në fund të orarit të punës, siç theksuan për MIA-n nga Ministria, 65 amendamente në kopertinë nuk kanë kanë marrë shërbimet e tyre.

Zaev theksoi se para emisionit nuk është informuar për këtë dhe paralajmëroi se do të pranojë gjithçka që nuk nënkupton mbrojtje të krimi dhe është në harmonizim me Kushtetutën dhe ligjet.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në Fejsbuk ka shkruar se VMRO-DPMNE-së u vonon ora të paktën katër orë.

“Në vendin e duhur – në teatër, përderisa jashtë ka ndodhur një dramë e vërtetë rreth amendamenteve. Sot VMRO-DPMNE-ja dy herë tregoi se jetojnë në realitet paralel: së pari pohuan se kemi pranuar diçka që asnjëherë nuk u kemi pranuar. Sonte pohuan se kanë dorëzuar në formë të shkruar amendamente në Ministri dhe më pas thanë se kanë dërguar postë elektronike. Kuptuam edhe se nuk jetojnë vetëm në realitet paralel, por edhe ora u vonon –  të paktën 4 orë. Por, sipas procedurave duken të humbur edhe në kohë. Vetëm nuk e kanë të qartë pse u është dashur e tërë kjo dramë?!”, ka shkruar Deskoska,

Nga VMRO-DPMNE-ja mbrëmë përmes një kumtese i bënë thirrje ministres Deskoska ta hapë postën elektronike dhe të tregojë nëse ka marrë ose jo porosi nga kryetari i Komisionit për punë juridike të VMRO-DPMNE-së, Toni Menkinoski.

“I bëjmë thirrje Renata Deskoskës ta hapë postën e saj personale elektronike dhe të thotë nëse ka marrë ose jo porosi nga kryetari i Komisionit për punë juridike të VMRO-DPMNE-së, Toni Menkinoski saktë në orën 16:19:16”, theksohet në kumtesën e  VMRO-DPMNE-së.