Humbja e peshës, e posaçërisht tani kur po afrohet stina e verës, është qëllimi kryesor i një pjese të madhe të njerëzve.
Pavarësisht sa shumë duan disa njerëz të humbin peshë, atyre ndonjëherë thjesht u duket e pamundur realizimi i kësaj dëshire dhe dështojnë gjatë procesit.
Por, sipas ekspertëve, ata dështojnë pasi që nuk u binden disa rregullave të caktuara, ose nuk i ndjekin këshillat adekuate.
Prandaj, më poshtë jua sjellim disa prej këshillave më të mira që ju ndihmojnë ta rrafshoni barkun sa më shpejt!
Hiqni dorë nga alkooli
E dimë se për disa kjo ndoshta është këshillë që ua thyen zemrën, por mëlçia e përpunon alkoolin para karbohidrateve dhe proteinave, ndërkaq vetëm prezenca e alkoolit në trup e ngadalëson procesin e djegies së dhjamit. Kështu, ekspertët rekomandojnë ta lini alkoolin, ose ta pini vetëm një pije alkoolike në ditë.
Relaksohuni
Ankthi dhe stresi prodhojnë ekstra kortizol, hormon i cili e inkurajon trupin të akumulojë dhjamë – në veçanti në regjionin abdominal. Praktikimi i frymëmarrjeve të thella mund të ndihmojë në zvogëlimin e niveleve të stresit, kështu që mundohuni të relaksoheni sa më shumë që mundeni.
Ndërtoni muskuj
Muskujt janë më aktiv kah ana metabolike sesa yndyra, që nënkupton se aq më shumë që keni muskuj, aq më të shpejtë e keni metabolizmin dhe aq më shumë kalori digjni gjatë ditës. Ushtrimet e rezistencës ju ndihmojnë të ndërtoni muskuj, andaj bëni dy-tri sesione ushtrime të tilla në javë.
Ushtrojeni çdo pjesë të abdomenit
Kur bëni ushtrime të barkut, mundohuni ta ushtroni çdo pjesë të këtij regjioni. Pra, inkorporoni ushtrime të ndryshme në rutinën e ushtrimeve të muskujve të barkut.
Kujdes me sheqerin
Hulumtimet tregojnë se amerikanët mesatarisht i hanë rreth 20 luga të çajit sheqer në ditë, që shpeshherë fshihet në ushqime të përpunuara, në salca, në jogurt, etj. 20 luga të çajit sheqer në ditë i bie rreth 325 kalori boshe.
Shmangni ushqimet e fërguara
Yndyra që gjendet në ushqime të fërguara tretet më ngadalë.
Hani yndyra të shëndetshme
Yndyrat e shëndetshme, siç janë ato që gjenden në ullinj, fruta arrore dhe avokado, ju ndihmojnë të humbni peshë, por edhe janë shumë të mira për shëndetin e përgjithshëm.
Comments are closed for this post.