Sot në të gjitha trevat shqiptare festohet 7 Marsi, dita e mësuesit. Një festë e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve.
Kjo festë kombëtare nisi 129 vjet më parë, më 7 mars 1887, pasi në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe. Që nga ajo ditë, 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit, për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.
Në këtë ditë institucionet në trevat shqiptare organizojnë evente të ndryshme për mësuesit, ndërkohë që këta të fundit si një traditë e nisur para shumë vitesh, festojnë fillimisht me nxënësit e tyre.
Comments are closed for this post.