Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për ndërtim dhe urbanizëm Lokman limani e ka respektuar ministrin për transport dhe lidhje Goran Sugarevski, i cili do të fillojë me inspektim të punës të inspektoratit për ndërtimtari në Komunën e Sarajit e cila me vite nuk po i rrënon ndërtimet e egra në Matkë.
Nga Inspektorati kanë thënë se po e ndjekin situatën me platformat dhe kanë paralajmëruar se do të veprojnë në përputhshmëri me Ligjin për ndërtim, i cili parasheh rrënim të objekteve të ndërtuara pa pëlqim.
“Inspektorati ka lëshuar kërkesë me shkrim deri te kreu I Komunës së Sarajit për veprim në përputhshmëri me ligjin. Pasi kemi pranuar të dhënat e kërkuara, inspektorati do të veprojë sipas dispozitave të Ligjit për ndërtim” kanë deklaruar nga Inspektorati.
Ministri për transport dhe lidhje të hënën e kaluar ka dorëzuar kërkesë deri te Inspektorati për ndërtim që të hetojë në Matkë dhe të fillojë rrënimi i platformave dhe ndërtimeve pa leje, pasi ispektorati komunal nuk ka vepruar, në bazë të kësaj pritet që të bëhet edhe raporti në bazë të të cilit munden edhe ti merren kompetencat Komunës në sektorin për Urbanizëm.
Hetim në Matkë ka paralajmëruar dhe Inspektorati për mjedis jetësor.
Comments are closed for this post.