Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk do të punojë nga 1 prilli kur edhe fillon zyrtarisht fushata parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale.
Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi thotë se kjo është një praktikë e zakontë që Kuvendi të mos mbajë seanca në atë periudhë, por lë mundësi të thirr seancë nëse paraqitet nevojë e jashtëzakonshme.
Ai në takimin e sotëm me mediat theksoi se nëse në raundin e dytë zgjedhor nuk ka census dhe nuk zgjidhet presidenti i ri i shtetit, sipas Kushtetutës kryetari i Kuvendit e kryen detyrën në periudhë prej të paktën gjashtë muaj. Ndërkohë, tha Xhaferi, përsëritet procedura për zgjedhjen e presidentit të shtetit, gjegjësisht shpallen zgjedhje të reja.
Ky rast, potencon kryetari i Kuvendit, është paraparë në Kushtetutë, siç është parashikuar dhe çfarë ndodh nëse në çfarëdo baze presidenti i shtetit të pengohet ta kryejë funksionin. Të dyja rastet, tha Xhaferi, janë rregulluar me nenet 81 dhe 82 të Kushtetutës.
Comments are closed for this post.