Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në vazhdimin e seancës së 86-të duhet të debatojë për interpelancën për punën e ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, me kërkesë së deputetëve të OBRM-PDUKM-së.
Është caktuar edhe seanca e 88-të e Kuvendit, me debat për propozim shtesë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykata, në lexim të dytë dhe propozim ligjet shtesë për kundërvajtje dhe për konteste administrative, gjithashtu në lexim të dytë.
Deputetët, mes tjerash, në seancën e 86-të duhet të debatojnë edhe për propozim ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Rumanisë për bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, masmediat, rini dhe sport, prodhimet e duhanit dhe prodhimeve të ngjashme, për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, për akcizat, të gjitha në lexim të parë.
Një pjesë e rendit të ditës janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për borxhin publik, për regjistrim të pagesave me para të gatshme, për revizion, për kryerjen e punëve kontabiliste, për subvencionin e kredisë banesore, si dhe Propozim ligji për ndërprerjen e shtatzënisë, në lexim të parë, Propozim ligjin për huamarrje të kredisë te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore pas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor.
Në Kuvend për sot është caktuar edhe seanca e 88-të me debat për propozim ligjin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatat, në lexim të dytë dhe propozim ligjet shtesë për kundërvajtje dhe për konteste administrative, gjithashtu në lexim të dytë.
Comments are closed for this post.