Drejtori i burgut të Shutkës, Gjoko Kotevski, ka deklaruar se e pranon kërkesën e kryeministrit Zoran Zaev për të dhënë dorëheqje nga funksioni që ai mbulon.
“Kërkesa e kryeministrit do të realizohet. Shpresoj se do të ketë hapësirë ta përfundoj hetimin dhe sa të tregohen të gjitha lëshimet të cilat tashmë i kemi parë dhe më pas do të realizohet kërkesa e kryeministrit”, deklaroi Kotevski.
Kryeministri Zoran Zaev sot ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të burgut hetues të Shutkës, Gjoko Kotevski, për shkak se nuk ka kryer si duhet punën e tij dhe ka lejuar incidente të njëpasnjëshme në drejtorinë të cilën e udhëheq ai.
Comments are closed for this post.