Komisioni Rregullator për Energjetikë deri në fund të javës do ta merr studimin dhe analizën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, që do të jetë pika fillestare për përgatitjen e rregullave të reja për furnizimin e energjisë elektrike që duhet të jetë gati deri më 5 mars, konfirmoi sot kryetari i Komisionit Rregullator, Marko Bislimovski.
Ai njoftoi se menjëherë opas marrjes së dokumenteve nga ASHAM do të organizohet mbledhje me përfaqësuesit e organizatës “No passaran” dhe “Balkan Energy Group”, ku nga ana e ASHAM do të prezantohet analiza dhe ndikimi i të përjashtuarve nga sistemi i ngrohjes në Shkup.
Bislimovski tha se shfrytëzuesit e përjashtuar ndoshta nuk do të përjashtoheshin nga sistemi nëse e kanë ditur se pas përjashtimit do të detyrohen të paguajnë borxhet.
Comments are closed for this post.