Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar zyrtarisht se 14 persona kanë humbur jetën dhe 39 kanë marrë lëndime të rënda nga aksidenti tragjik që ndodhi dje në rrugën Shkup-Tetovë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Më 13.02.2019 rreth orës 17:00 në rrugën Shkup-Tetovë, tek fshati Llaskarcë të Shkupit, autobusi i kompanisë “Durmo Turs” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga M.T. (49) nga Gostivari ka dalë nga rruga dhe duke u rrotulluar ka dalë në rrugën rajonale Shkup-Tetovë”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB gjithashtu njoftojnë se nga lëndimet e mara 14 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 39 persona tjerë janë shtruar në spital në Spitalin e përgjithshëm “8 shtatori”, Klinikën “Nënë Terezë” dhe Qendrën mjekësore në Tetovë.
Janë në rrjedh hetimet nga prokurori publik dhe SPB Shkup.
Comments are closed for this post.