Pas mbledhjes urgjente të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, kryeministri Zoran Zaev ka thënë se është vërtetuar viktima e 14-të nga aksidenti tragjik i autobusit të “Durmo Turs” në Llaskarcë të Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Intervenimi i të gjitha institucioneve ishin të shpejta, sonte për fat të keq jetën e kanë humbur 14 persona, 7 prej të cilëve në vendngjarje, 7 nëpër spitale ndërsa 37 janë hospitalizuar”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.
Viktima e 14 nuk ka mundur që të tejkalojë lëndimet dhe për fat të keq ka ndërruar jetë.
Qeveria ka shpallur dy ditë zie dhe ka caktuar takim tek familjet që kanë humbur familjarët pas aksidentit të kobshëm.
Comments are closed for this post.