Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot nga ora 08:30 deri në 15:30 pa energji elektrike do të mbesin banorët e fshatit Sveta Petka në Komunën e Sopishtës. Siç njofton Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave në qytetin e Shkupit, pas një njoftimi të marrë nga EVN Maqedoni AD, nga ora 09:00 deri në 14:00 pa rrymë do të jenë edhe një pjesë e banorëve të fshatit Markova Sushicë në Komunën e Studeniçanit, si dhe gjatë të njëjtit interval kohor – banorët e disa pjesëve të rrugëve nr. 100, 21, 23 dhe 83 në Komunën e Gjorçe Petrovit.