Unicode, organizata përgjegjëse për aprovimin e emoji-ve, ka publikuar së fundmi një liste më 230 emoji që do të jenë së shpejti në dispozicionin tuaj.

Në mesin e “pirgut” të ri me emoji përfshihet një sloth, Flamingo, Vidër, Waffle, tempull Hindu, veshje Sari etj. Por, më i famshmi prej të gjithëve është ai që mban emrin zyrtar “pinching hand”.

Sepse të gjithë mendojnë se simbolizon një penis të vogël.

Edhe pse mund të duket si një dorë që është bërë gati për të kapur diçka, ky emoji është gjithashtu edhe një nga gjestet e mirënjohura që bëjnë njerëzit kur sugjerojnë se diçka është e vogël.

Në fakt, ky gjest është aq shumë i njohur për kuptimin e tërthortë që ka, sa nëse e përdorni për të treguar ndonjë gjë tjetër, veçse për t’iu referuar një organi të vogël gjenital mashkullor, me shumë siguri do të përcillni mesazhin e gabuar.

Si përfundim, sado që të quhet “pinching hand”, me shumë mundësi të gjithë, si vajzat dhe burrat, do ta përdorin për t’iu referuar organit gjenital.

Sipas Emojipedia, Unicode do të lëshojë emojin e quajtur “pinching hand” dhe të tjerët më 5 mars, por gjithsesi do të duhet edhe disa muaj të tjerë para se ta keni në pajisjet tuaja.