RK Alkaloid bëhet skuadra e tretë maqedonase me titull evropian.

EHF solli zgjidhjen e vetme të mundshme për ndeshjen Alkaloid-AEK. Ndeshja u regjistrua me rezultat zyrtar 10-0, duke e bërë ekipin nga Avtokomanda fitues të Kupës së Evropës.

Me këtë, RK Alkaloid u bë klubi i tretë nga Maqedonia që fiton një garë evropiane pas Kometal Gjorce Petrov në vitin 2002 dhe RK Vardar në vitet 2017 dhe 2019.