Në Njësinë policore Rostushë është raportuar se në rrugën rajonale Mavrovë – Dibër, konkretisht në vendin e quajtur Ura e Skudrinjës automjeti i pasagjerëve “Land Rover” me targa të Tetovës ka dalë nga rruga dhe shoferi Sh.S. (49) nga Tetova i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe në vend u ka nënshtruar plagëve të marra, ndërsa bashkëudhëtari i tij A.S. (47), ka pësuar lëndime të rënda të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar, në bashkëveprim me Prokurorin publik.
Comments are closed for this post.