Ministri i Punëve dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ai i Shëndetësisë, Arben Taravari kanë njoftuar se pesë pacientët e zjarrit tragjik të 16 marsit në diskotekën në Koçan, që u mjekuan jashtë vendit, janë kthyer sot në Maqedoni.

Njëri nga pacientët ishte mjekuar në Greqi, ndërkaq katër të tjerët në Spanjë. Ata u pritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit

“Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore pas marrjes së ndihmës mjekësore në Greqi dhe Spanjë, për çfarë iu shprehim falënderim. Shtabi i Krizës në kuadër të Ministrisë së Punëve dhe Tregtisë së Jashtme vazhdon të koordinohet për pacientët e lënduar dhe ndihmën ndaj familjeve të tyre”, shkroi Mucunski në Facebook.

Ndërkaq Taravari mes tjerash shkroi:

“Sipas protokollit mjekësor, pas një qëndrimi 24-orësh në klinikë dhe pas kryerjes së analizave toksikologjike, pritet që ai nesër të lirohet për trajtim në shtëpi. I urojmë shërim të shpejtë dhe shëndet të mirë”.