Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, është arrestuar të mërkurën në mëngjes pas një hetimi për korrupsion.

Imamoglu poashtu akuzohet për drejtimin e një grupi kriminal.

Në një njoftim me shkrim nga Prokuroria e Qarkut të Stambollit, u njoftua se, në kuadër të hetimeve për pamjet e “numërimit të parave”, pas dëshmive të dhëna nga dëshmitarët, u konstatua se “Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu dhe një numër i madh personash po detyronin biznesmenët të jepnin para, duke krijuar fitime të paligjshme në bashkëpunim me disa biznesmenë, duke përdorur persona si ‘pionë’ për të kryer blerje dhe shitje dhe duke pastruar paratë që i fitonin nga ky krim duke përdorur ‘kasën sekrete’ të quajtur për transfertat dhe mbledhjen e parave. Pas raportit të marrë në lidhje me këto akuza, është nisur një hetim raporton AA.

Autoritetet turke kanë urdhëruar gjithashtu arrestimin e rreth 100 të dyshuarve të tjerë, duke përfshirë gazetarë dhe biznesmenë, si pjesë e të njëjtit hetim për korrupsion.