Po përcaktohet numri i viktimave nga zjarri katastrofik në një diskotekë në Koçan. Prokuroria njoftoi se të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Koçanit, janë në terren. Po ndërmerren veprimet dhe po vijon hetimet.

Të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Koçanit, janë në terren. Numri i viktimave dhe të plagosurve po përcaktohet. Po ndërmerren veprimet dhe po vijon hetimet. Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë, si dhe prokurorët themelorë publikë të Prokurorisë Publike Shkup dhe të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë janë nisur për në Koçan. Prokuroria e Koçanit do të vihet në dispozicion të të gjitha kapaciteteve prokurore për veprime urgjente, njoftoi Prokuroria.

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, sot në mëngjes ka deklaruar se aktualisht është në Koçan, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, duke punuar në mbledhjen e informatave, pas së cilës do të japin informacione zyrtare.