Sot në Shtëpinë e ARM-së do të organizohet tribunë “Pesë vjet anëtarësim i Republikës së Maqedonisë në NATO: Arritjet, perspektivat dhe sfidat”

Organizatorë janë Klubi diplomatik – Shkup dhe Shoqata e veteranëve dhe rezervistëve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Janë planifikuar dy sesione në kuadër të tribunës. Sipas paralajmërimit, në sesionin e parë fjalë përshëndetëse do të kenë Jovan Tegovski, kryetar i Klubit diplomatik – Shkup ambasador në pension, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski dhe gjeneralët në pension, Ilija Nikollovski dhe Pavle Arsoski.

Në sesionin e dytë janë paralajmëruar prezantime të Shpresa Jusufit ambasadore në pension, Zoran Todorovit, diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe fjalim i Temelko Risteskit, kryetar i Shoqatës së veteranëve dhe rezervistëve të mbrojtjes dhe sigurisë.