“Ne si Qeveri absolutisht nuk mund ta shkarkojmë atë , ligji është i qartë, por mund ta iniciojmë procedurën. Siç kam informacion shkresa duhet ti dërgohet Këshillit të Prokurorëve Publik, më pas brenda 15 ditëve të presim mendim. Kjo procedurë do të marrë kohë, nuk do të përfundojë menjëherë, mund të zgjasë disa javë apo disa muaj”, deklaroi sot Kryemnisti Hrisitjan Mickoksi.
Propozimi për shkarkimin e kryeprokurorit, Lupço Kocevski do të jetë nesër në seancën e Qeverisë. E gjithë procedura për shkarkimin e tij pritet që të zgjasë disa javë.
Ministria e Drejtësisë do t’i listojë në dokumentin që po përgatit argumentet për shkarkimin dhe pasi ta miratojë Qeveria do t’i dërgohet për shqyrtim Këshillit të Prokurorëve Publikë. Arsyet për shkarkimin e prokurorit të shtetit janë imazhi i dëmtuar i Prokurorisë, veprimet e kundërligjshme dhe korrupsioni, ndikimi dhe jo efikasiteti.
Comments are closed for this post.