Ministria e Punëve të Brendshme, më konkretisht Departamenti i Policisë Kriminale, Departamenti për Krime të Përgjithshme dhe të Dhunshëm, në koordinim me Departamentet për Punë të Brendshme Shkup dhe Tetovë, sot kanë dorëzuar kërkesa te gjykatat themelore kompetente për inicimin e procedurës penale kundër Komunës Çair dhe Komunës Tetovë  dhe kryetarëve Visar Ganiu dhe Bilall Kasami.

Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, gjatë vizitës zyrtare të delegacionit të Kosovës në vend, të kryesuar nga kryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë pritjes së organizuar më 11 gusht, Rruga “Ferid Murati” në Shkup dhe në sheshin Gradski në Tetovë, nuk është vepruar në përputhje me Ligjin për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Maqedonisë.

“Në manifestimet e organizuara me atë rast nuk është luajtur himni kombëtar dhe nuk është vendosur flamuri kombëtar i Republikës së Maqedonisë, me çka është bërë shkelje nga neni 30 i të njëjtit ligj”, thuhet në njoftim.

Ministria e Brendshme bën me dije se po vijon kërkimet për personin “i cili në njërën nga demonstratat valëvite flamurin e Shqipërisë së Madhe dhe pas gjetjes së tij do të ngrihet kallëzim penal”.