Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tregon se sistemi për vaksinimin masiv të qytetarëve kundër virusit korona po funksionon në mënyrë të përsosur.

“Ditën e djeshme janë dhënë 9.123 vaksina, nga të cilat 7.963 ishin doza e parë dhe pjesa tjetër rivaksinim. Deri më tani janë vaksinuar 74.076”, shkruan Filipçe.