Në Gjykatën Penale të Shkupit sot është caktuar seancë për lëndën ‘Haraçi’, në të cilën janë akuzuar ish-kryeprokurorja speciale, Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski.
Lënda ndodhet në procedurë dëshmuese ndërsa në seancën e sotme duhet të dëgjohen katër dëshmitarë. Rastin e udhëheq gjyqtarja Vaska Nikollovska Masevska ndërsa përfaqësues i Prokurorisë është Vilma Ruskovska, përcjell.
Në seancën e kaluar dëshmoi një punëtore në kompaninë ‘Orka holding’, e cila tha se në dhjetor të vitit 2018 dhe në shkurt të këtij viti disa herë ka marrë shuma të mëdha nga xhirollogari private nga familja Kamçev.
Ndryshe, sipas aktakuzës nga nëntori 2018 deri në prill 2019 i akuzuari Bojan Jovanovski “Boki 13”, e ka shfrytëzuar miqësinë me ish-shefen e PSP-së Katica Janeva, dhe ka ndikuar që afaristi Orce Kamçev të del nga paraburgimi, si i dyshuar në rastin “Perandoria”.
Janeva akuzohet se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit ndërsa në seancën e parë për rastin ‘Haraçi’, që u mbajt më tre dhjetor, Zoran Milevski pranoi fajin dhe u dënua me tre vite burg.
Comments are closed for this post.