18 vjet nga vdekja e ish-presidentit Boris Trajkovski, i cili së bashku me anëtarët e kabinetit të tij vdiq në një aksident avioni afër Mostarit, do të shënohet sot në Shkup dhe Rotimlje.
Tek varri i Trajkovskit dhe në vendpushimet e përjetshme të anëtarëve të vdekur të delegacionit në varrezat e qytetit në Butel, siç është paralajmëruar, presidenti Stevo Pendarovski do të vendos lule, ndërsa delegacione nga kabineti i Presidentit do të vendosin lule para memorialit në vendin e aksidentit në Rotimlje, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në varrin e njërit prej anëtarëve të delegacionit, në Veles.
Në aksident avioni më 26 shkurt 2004, humbi jetën presidenti Boris Trajkovski dhe një delegacion prej tetë anëtarësh që po udhëtonin për në një konferencë Ndërkombëtare në Mostar.
Comments are closed for this post.