Këtë vit bëhen 16 vjet nga dita e themelimit të shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë. Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë është themeluar më 6 shkurt 2009 dhe regjistruar në Tiranë, me qëllim mbrojtjen e identitetit etnik, gjuhësor, kulturor, fetar, historik të Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë.
Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë në këto 16 vjet i ka kushtuar vëmëndje të veçantë maqedonasve në zonën e Gollobordës, Prespës, Gorës dhe Vërnikut.
Rëndësi të veçantë shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë i ka dhënë dhe botimit të gazetës maqedonase “Ilinden”, e cila përveç versionit të shtypur ka edhe botim elektronik. Gazeta maqedonase “Ilinden” u botua në mars të 2011 në Tiranë, është gazetë e shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe e vetmja gazetë e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë që botohet në version të shtypur dhe në formë elektronike. Gazeta maqedonase “Ilinden” prodhon dhe transmeton informacione në gjuhën maqedonase. Gazeta maqedonase “Ilinden” është e standardizuar me ISSN 2522-6282 sipas normave ndërkombëtare. Gazeta maqedonase “Ilinden” është pjesë e tre agreguesve të lajmeve grid.mk , daily.mk dhe vesti.mk. Gazeta maqedonase “Ilinden” është anëtare e platformës së Aleancës për Media Etike (AEM), ku janë anëtare 29 media të shkruara dhe audiovizive në Republikën e Shqipërisë.
Prezenca shumëvjeçare e shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë në Unionin Federal Europian të Minoriteteve dhe në organizata të tjera ndërkombëtare tregoi nevojën e emërimit të Kordinatorit Ndërkombëtar të shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë, i cili u realizua në vitin 2023.
Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë për një periudhën 16 vjeçare ka mbajtur takime të panumërta me shumë institucione shtetërore në ekzekutivin dhe pushtetin lokal dhe kemi zgjeruar bashkëpunimin me sektorin joqeveritar, brenda dhe jashtë vendit.
Shoqata maqedonase “Ilinden”- Tiranë është anëtare e Unionit Federal Europian të Minoriteteve që nga 16 maj 2015 si dhe pjesë e Grupit të Punës të Pakicave Sllave pranë FUEN. Si pjesëmarrës aktiv në FUEN, anëtarët e Shoqatës deri më tani marrin pjesë në të gjitha kongreset dhe paraqesim rezoluta, shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë kontribuon si anëtare e barabartë dhe zë i fuqishëm i Pakicës Kombëtare Maqedonase në Unionin Federal Europian të Minoriteteve.
Në këto 16 vjet, si kryetar i shoqatës maqedonase “Ilinden”- Tiranë, së bashku me kolegët e mi, patëm rastin të bëjmë vizita të shumta pune dhe zyrtare, të takohemi dhe të bashkëpunojmë me institucionet qeveritare në Republikën e Shqipërisë dhe në shtetin amë Republika e Maqedonisë, si dhe me organizatat ndërkombëtare.
Gjatë të gjitha takimeve të zhvilluara me përfaqësuesit e institucioneve shtetërore në Republikën e Shqipërisë, si dhe në shtetin amë Republika e Maqedonisë si dhe institucionet evropiane, kemi shfrytëzuar çdo mundësi për të shkëmbyer mendime për çështje të rëndësishme për avancimin e pozitës dhe të drejtave të Pakicë Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë. Ndonëse jo gjithmonë gjejmë një zgjidhje të përbashkët apo të kënaqshme për një problem të caktuar, sërish shpreh mirënjohjen time të duhur për të gjitha institucionet shtetërore në Republikën e Shqipërisë si dhe në shtetin amë Republika e Maqedonisë.
Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë, për avancimin e pozitës dhe të drejtave të maqedonasve bazuar në parimin bazë të së drejtës ndërkombëtare të sovranitetit të barabartë.
Për nder të 16 vjetorit të shoqatë maqedonase “Ilinden”-Tiranë, dëshiroj t’u bëj thirrje të gjitha institucioneve shtetërore si dhe të gjitha partive politike dhe sektorit joqeveritar në Republikën e Shqipërisë si dhe në shtetin amë Republikën e Maqedonisë, të ofrojnë mbështetje të vazhdueshme për zgjidhjen e problemeve të hidhura që vazhdojnë të shqetësojnë maqedonasit në Republikën e Shqipërisë dhe të pengojmë asimilimin nga bullgaria.
Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë i bën thirrje institucioneve në Republikën e Shqipërisë që të marrin masa konkrete për mbrojtjen e identitetit maqedonas dhe trashëgimisë kulturore maqedonase.
Dëshiroj të shpreh një falënderim të veçantë për të gjithë ata që ndihmuan shoqatën maqedonase “Ilinden”-Tiranë në këto 16 vjet.
U shumëfishofshin vitet e punës të shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë, dhe për arritjet e saj le të tregojë historia.
Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë dhe Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë janë ura e vëllazërisë dhe miqësisë mes dy popujve dhe dy vendeve.
Qofshin të përjetshëm maqedonasit në Republikën e Shqipërisë!
Rroftë miqësia shqiptaro – maqedonase!
Me respekt,
Nikolla Gjurgjaj
Kryetar i shoqatës maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë
Comments are closed for this post.