Zyrtarët në qytetin ukrainas Dnipro, kanë ndezur polemika në opinionin publik pasi kanë bërë gati më shumë se 600 varre për viktimat e koronavirusit, para se këto të fundit të regjistrohen.

Zëdhënësja e kryebashkiakut të qytetit, Julia Vitvitska, tha për AFP se qyteti kishte gërmuar 615 varre dhe kishte bërë gati 2000 thasë plastikë në përgatitje për viktimat e koronavirusit.

Të paktën 100 gropa barresh mund të shihen në një fushë të madhe, të rrethuar nga një pyll, në një varrezë, në dalje të qytetit. Ukraina ka konfirmuar 1462 raste të koronavirusit dhe 45 viktima. Ndërsa qyteti Dnipro, 13 infektime dhe asnjë viktimë. Por zyrtarët thonë se po përgatiten për më të keqen. Sipas tyre punonjësit e mjekësisë nuk do të mund tu bëjnë autopsi atyre që besohet se kanë vdekur nga virusi. Pacientët që do të humbin jetën, do të vendosen në thasët plastikë të izoluar dhe në arkivol të mbyllur, pasi të jenë dezinfektuar më parë.

“Unë mendoj se kryebashkiaku ka bërë lëvizjen e duhur psikologjike. Ai i bëri njerëzit të imagjinojnë se si do të varrosen; duke u mohuar shërbimet e kishës, në qese plastike, në ato gropa…sic edhe thotë protokolli i OBSH. Një lëvizje e tillë, që të tremb, është e rëndësishme pasi vetëm kështu njerëzit e marrin situatën seriozisht

“Në vend që ti përqendrojnë të gjitha përpjekjet drejt përgatitjes së spitaleve, blerjes së ilaçeve, në një kohë kur ne kemi nevojë të komunikojmë dhe të informojmë njerëzit për mënyrat e mbrojtjes, sigurisë, ne flasim për varre. E gjithë kjo nuk bën gjë tjetër veçse shton panikun”.

Po ka nga ata që reagojnë dhe thonë se ky nuk është panik, por logjistikë. Ish vendi sovjetik me 40 milionë banorë, ka 3900 ventilatorë, një shifër kjo që sipas ministrisë së shëndetësisë nuk është e mjaftueshme. Zyrtarët përllogarisin se nga 7 në 22 milionë ukrainas do të preken nga COVID 19./TCH/