103 pjesëtarëve të policisë u është shqiptuar masa e izolimit. Akoma nuk dihen detaje se si erdhi deri tek kontakti me të infektuar me Kovid-19, megjithatë Alsat jozyrtarisht mëson se 103 pjesëtarët e policisë që janë futur në izolim vijnë nga Shkupi, Tetova dhe qytetet tjera të vendit dhe bëhet fjalë për pjesëtarë të njësitit për intervenim të shpejtë EBR.